Federata Botërore e Peshëngritjes pezulloi për 4 vjet nga aktivitetet peshëngritësin shqiptar Erkand Qerimaj.
Siç raporton top-channel Erkand Qerimajt do i hiqet titulli Kampion Europe në peshën 77 kilogramë, i fituar në Antalia të Turqisë.
24-vjeçari rezultoi pozitiv në testet antidoping. Sipas një shkrese të dërguar me 4 maj të këtij viti në adresë të Federatës, Federata Botërore e Peshëngritjes njofton se pas testeve të bëra në urinën e Qerimajt është gjetur një substancë e familjes “Metyl hexanamine” e përfshirë në listën e të ndaluarave qysh nga viti 2011.
Sipas udhëzimeve të Federatës Botërore, subtanca të kësaj familjeje gjenden në nutrimentet ushqimore, në mënyrë tipike ato që janë të dizenjuara për të rritur enegjinë apo për humbjen e peshës. Kampioni Qerimaj ka bërë dy analiza, njëra e befasishme 8 ditë para europianit dhe tjetra ditën e garimit.
Në të dyja këto teste Qerimaj ka deklaruar se përdorte vitamina Badi Sërxh. Në të parën ku i është nënshtruar në Shqipëri, përgjigja ka dalë negative ndërkohë që në të dytën me po të njëjtat vitamina dhe substanca ai ka rezultuar pozitiv.
No comments:
Post a Comment